Gjiknuri: Bilanc pozitiv, shlyem detyrimet ndaj HEC-eve

Gjiknuri: Bilanc pozitiv, shlyem detyrimet ndaj HEC-eve

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, shoqëruar nga administratori i Korporatës Elektroenergjitike zhvilluan një vizitë në Hidrocentralin Vau Dejës ku u njohën nga afër me investimet e kryera. Gjatë tre viteve të fundit, në tre HEC-et e Kaskadës së Drinit, përfshirë dhe njësinë qendrore të KESH-it janë investuar 9.5 miliard lek.

“Është në vazhdën e gjithë investimeve në infrastrukturën energjetike shqiptare me 3 elementët kyç të gjenerimit, transmetimit dhe shpërndarjes. Për herë të parë në vitin e fundit, të treja kompanitë e sektorit elektroenergjetik dolën me bilanc pozitiv dhe për shkak të këtij bilanci u shlyen të gjitha detyrimet e borxhet ndaj hidrocentraleve private e njëkohësisht po bëhen të mundura edhe investimet për përmirësimin e infrastrukturës”, u shpreh Gjiknuri.

Ministri Gjiknuri tha se e gjithë reforma elektroenergjetike do të vazhdojë pikërisht për të forcuar sektorin publik dhe për të krijuar stabilitet tek konsumatorët shqiptar për furnizimin me energji, por edhe me çmime gjithmonë e më të qëndrueshme.

Vetëm për HEC Vau Dejës, gjatë 3 viteve të fundit investimet arrijnë vlerën 1,9 miliardë lek. Në këtë fazë investimi është kryer asfaltimi i kurorës së digës, rrethimi dhe rikonstruksioni i territorit të jashtëm dhe rehabilitimi i rrugës lidhëse ndërmjet digave Qyrsaq dhe Zadejë; rikonstruksioni i skarpatit të digës së Zadejës; mbrojtje dhe sistemim me prita malore i Përroit të Gomsiqes dhe blerje e makinerisë së posaçme për pastrimin e mbetjeve notuese në liqenin e Vaut të Dejës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy