Sejko: Shqiptarët, përfshirje e ulët në sistemin financiar

Sejko: Shqiptarët, përfshirje e ulët në sistemin financiar

Një pjesë ende e vogël e shqiptarëve janë të përfshirë në sistemin financiar. Sipas guvernatorit të BSH, në vitin 2014, vetëm 38% e popullatës kishte llogari në sistemin financiar të licencuar, ndërkohë që në vendet e OECD-së, 92% e kanë një të tillë. Sipas Sejkos, kjo tregon nevojën për edukim financiar.

“Indikatorët e Zhvillimit Botëror, flasin për një nivel ende të ulët të përfshirjes financiare të popullatës. Në vitin 2014, vetëm 38% e popullatës kishte një llogari në sistemin financiar të licencuar, ndërkohë që 22% e të rriturve zotëronin kartë debiti dhe vetëm 6% e tyre kartë krediti. Kjo tregon një hendek të madh mes nesh dhe vendeve të OECD-së, ku 92% e popullatës ka një llogari financiare, ndërkohë që 80% e të rriturve kanë kartë debiti dhe 40% kanë kartë krediti. Roli i bankave është mjaft i rëndësishëm dhe deri-diku i pazëvendësueshëm edhe përsa i përket edukimit financiar. Thellimi dhe zgjerimi i njohurive financiare të klientëve tuaj jo vetëm që ka një impakt social të lartë, por njëkohësisht u shërben edhe vetë bankave, për të rritur më tej një potencial, i cili do të jetë konsumatori i produkteve dhe shërbimeve bankare”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy