
<p>Eksperti i turizmit Leonard Seferi tha në “MCN Economy” se Shqipëria është kthyer në normalitetin e saj në turizëm, pasi viti 2023 ishte tepër i fryrë dhe propagandë në shifra. Seferi thotë se i vetmi shtet që ka rritur realisht fluturimet me Tiranën për qëllime turizmi është Polonia.</p> <blockquote> <p>“<em>Ne jemi rikthyer në atë normalitetin që kemi patur realisht në turizëm. Viti 2023 ishte një turizëm shumë i fryrë, ishte më tepër propagandë, ato shifrat e larta. Duhet të kesh infrastrukturën e mirë, shërbimin, e të tjera me radhë, gjëra të cilat me keqardhje duhet thënë që s’i kemi në nivelin e rajonit. Vitet e fundit shqiptarët kanë rritur lëvizjen drejt vendeve të tjera, është rritur numri i fluturimeve, dhe këto kategorizohen si turistë. I vetmi shtet që ka rritur realisht fluturimet drejt vendit tonë me qëllime ta pastra turizmi ka qenë Polonia, ku kanë fluturuar deri në 10 charter-a në ditë. Me Poloninë është bërë një punë e mirë, sidomos me hotelerinë ‘All Inclusive’. Në gjykimin tim sigurisht që ka sulme të ndryshme ndaj çdo lloj shteti, edhe pse duket e natyrës konspirative, por ne s’është se i kemi vjedhur turizmin Greqinë, që deklaroi 15 miliardë euro fitim në vitin 2023</em></p> </blockquote> <blockquote> <p><em>Qeveria gaboi që në momentin që e shfaqi ardhjen e turistëve në 2023-shin si një meritë të saj. Turizmi në Shqipëri erdhi si rastësi. Në Shqipëri infrastruktura, përveç disa segmenteve nacionale, ndër-urbane në drejtim të Jugut, nuk kemi ndonjë infrastukturë të madhe. Jemi përballë një mungese shumë të theksuar të infrastrukturës</em>”.</p> </blockquote>



