Trepça, një këshillë nga Shqipëria për qeverinë e Kosovës

Trepça, një këshillë nga Shqipëria për qeverinë e Kosovës

Konfederata e industrive të Shqipërisë vlerësoi miratimin e ligjit për Trepcën, megjithatë këshilloi vendimmarrjen politike të Kosovës të shqyrtojë me kujdes dhe të kryejë përmirësimet e nevojshme të ligjit nen për nen, për të shmangur të gjitha problematikat e mundshme, për të qenë të suksesshëm në çfarëdo rasti të ballafaqimit të mundshëm me pretendimet e Serbisë në gjykatat ndërkombëtare.

Konfindustria nëpërmjet një komunikate vlerëson si akt shumë të rëndësishëm afatgjatë, miratimin në parim nga Kuvendi i Kosovës të ligjit për kalimin në pronësi publike të Minierës dhe Industrisë së Trepçës.

Pasuritë nëntokësore të Trepçës janë të një rëndësie botërore për shkak të sasive dhe mineraleve te rralla në vlera prej dhjetëra miliard euro të llogaritura. Konfindustria vlerëson formën e përzgjedhur të organizimit të kompanisë si mënyra e vetme dhe më e mirë për të shpresuar në tejkalim të shpejtë ligjor të problematikave të ndërlikuara pronësore dhe financiare të deritashme të saj.

Gjithashtu, organizimi si kompani aksionare me kapital publik dhe me hapësirën e duhur ligjore edhe për shitjen e aksioneve në bursa, është forma më e mirë në kushtet e sotme pas krizës globale financiare për të tërhequr financimet e domosdoshme, shndërrimin në pronarë të qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi dhe njëkohësisht mbajtjen e kontrollit të menaxhimit shtetëror në këtë aset të çmuar strategjik”, thuhet në komunikatën e Konfindustrisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy