31 gushti, afati i fundit nga tatimet për ndryshimin e llogarive bankare me probleme

31 gushti, afati i fundit nga tatimet për ndryshimin e llogarive bankare me probleme

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se afati i fundit pёr ndryshimin e llogarive bankare me probleme, pёr përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2, ёshtё data 31.08.2020.

Administrata Tatimore, njofton se do tё vijojё me proҫesin e trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara nga ҫdo tatimpagues, me pёrkushtim maksimal dhe ndjekjen nё mёnyrё rigoroze dhe transparente tё ҫdo proҫesi.

Nga verifikimet e kryera pёr Paketёn e parё dhe të dytë, me problemin e mos saktёsimit tё tё dhёnave tё tyre si NID apo IBAN, pas njoftimeve nga bankat pёr probleme, rezulton se 588 persona nga paketa e parë dhe  2553 individё ende nuk e kanё kryer procesin e saktёsimit tё kёtyre tё dhёnave.

Drejtoria e Pёrgjitshme e Tatimeve u bёn thirrje tё gjithё tatimpaguesve, qё tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, sipas listave bashkëlidhur,për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, të individëve përfitues, për të cilët ky informacion ishte plotësuar në mënyrë të pasaktë mё parё.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy