Eksperti i ekonomisë Enriko Ceko, për Raportin e Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare i cili tregon se Shqipërisë mund t’i duhen deri në 100 vjet për të arritur standardet e BE-së në disa fusha thotë se Shqipëria ka të ardhura dhjetë herë më të ulëta se Europa.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se kur një shqiptar del në pension merr vetëm 20% të rrogës, ndërsa një europian merr 70% të rrogës dhe që këtu tregohet se nuk jemi kurrkund me Europën.
Shqipëria me 40 parametra krahasohet me Europën, vetëm në 14 prej tyre po i afrohet Europës në disa strandarde. Shqipëria qenka mirë te shërbimet elektronike, te numri i shqiptarëve që përdorin internetin.
Ne kemi energji të gjelbër por nuk e kemi të diversifikuar, e paskemi gabim dhe këtë. Ne vuajmë për transparencën, për liritë dhe të drejtat e njeriut.
Kur një shqiptar del në pension merr vetëm 20% të rrogës, ndërsa një europian merr 70% të rrogës. Nuk jemi kurrkund me Europën.
Në Shqipëri edhe po ta kesh rrogën 1000 euro, merr pension 200 euro. Shqipëria ka 9 gjyqtarë për 1000 banorë, Europa ka 20. Prandaj janë bërë kapicë dosjet që presin vendimet qytetarët. Ne dhe 200 gjyqtarë për 1000 banorë, ne na duhen 100 vjet për ti rregulluar dosjet. Ne kemi numrin më të vogël të mjekëve për banorë, numrin më të vogël të infermierëve.
Qeveria ka të drejtë të përcaktojë rregullat, ndërsa biznesi dhe qytetarët të respektojnë standardet. Njerëzit me që nuk ka rregulla, nuk respektojnë standardet. Kjo është qeverisja më e korruptuar që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, që kur ka qenë shtet.
Imagjinoni një qeverisje që gjysmat e ministrave dhe dy zëvendëskryeministrat, i ka me ndjekje në dosje. Kështu futemi në Europë? Ne jemi të parët. Po qe për produktet me pesticide, jemi të parët për këtë.



