
Efektet pozitive në eksportet e prodhimeve shqiptare drejt Kosovës, pas vendosjes së taksës për produktet serbe,nuk kanë zgjatur. Sipas INSTAT për muajin janar eksportet drejt Kosovës kanë rënë me 19,7%, krahasuar me janarin e 2018.
Taksa 100% e vendosur nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, nuk ka dhënë efekte pozitive në tregtinë mes Shqipëris dhe Kosovës. Sipas raportit të INSTAT për muajin janar eksportet në drejtim të tregjeve kosovare kanë rënë me 19,7 %. Ndërkohë që vendi ynë ka rritur eksportet ndjeshëm me Turqinë në 175,3 %, me Austrinë 104,4 % dhe Mbretërinë e Bashkuar 34,1 %.
Por instat raporton se në përgjithsi mallrat e dala për muajin janar nga vendi kanë rënë 7,3 %, në krahasim me janarin e 2018, por njëkohësisht kanë rënë edhe importet me 6,3 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 30,0 %, në krahasim me Dhjetor 2018.
Po ashtu vihet re se vlera monetare e importeve është dyfish më e lartë se ajo e eksporteve, përkatësisht drejt vendit tonë janë importuar mallra në vlerë 42 mld lekë, ndërsa janë eksportuar 22 mld lekë. Vitin 2018, është eksportuar jashtë vendit në vlerën e 24 mild leke, ndërsa është importuar 45 mild leke, ndërsa për muajin janar difiçiti tregtar është 20 mld lekë.



