BE e shqetësuar për informalitetin, Hohmann: Duhen procedura transparente për prokurimet publike (VIDEO)

BE e shqetësuar për informalitetin, Hohmann: Duhen procedura transparente për prokurimet publike (VIDEO)

Bashkimi Evropian vijon të mbetet i shqetësuar për informalitetin dhe klimën e të bërit biznes në Shqipëri. Nga  Forumi i Klimës së Biznesit, Ambasadorja e Delegacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann theksoi se krahas progresit  çrrënjosja e korrupsionit, promovimi i konkurrencës së drejtë si edhe promovimi i procedurave transparente të prokurimit publik vijojnë të jenë pika të nxehta.

Edhe drejtuesi i Shoqatës së Investitorëve të huaj në Shqipëri, Alessandro d’Oria tha se vendi ynë ka ende punë për të bërë në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit, por tha se është shtuar numri i investitorëve të huaj që kanë interes për Shqipërinë.

Nga ana tjetër qeveria shqiptare ka nisur punën për hartimin e politikave të reja mbështetëse për bizneset. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj theksoi rëndësinë e strategjive afatgjata, duke përfshirë aftësimin e kapitalit njerëzor dhe përdorimin e inteligjencës artificiale, me qëllim digjitalizimin e shërbimeve në tregun e punës.

Këtë vit investimet e huaja direkte kapën vlerën e 388 milionë eurove, duke shënuar rritje me 28%, krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kryeson Holanda. Investimet holandeze vitin e kaluar arritën vlerën e 219 milionë eurove, ose 16% të fluksit total të investimeve të huaja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy