
Sektori i teknologjisë informative është nder sektorët që është me perspektivë për punësimin e të rinjve në vend, pa çka se ka mungesë evidente të tyre, u shpreh në emisionin e sotëm në “MCN economy”, eksperti i IT, Tomi Kallajnxhi.
Ai tha se të rinjtë në këtë sektor variojnë fillimisht nga 80 deri në 90 mijë lekë të reja.
Ne gjuajmë talente që në gjimnaz, çështja e programimit është si futbolli, ka një moshë të caktuar që mund te punosh, dhe kur të heqësh dorë. Rrogat janë të volitshme, variojnë për programuesit nga 800-900 mijë lekë të vjetra minimumi, deri ne 4,5 milion 6.5 milionë varet.
Kushtet në ketë sektor janë shumë favorite, njerëzit mund të punojnë nga shtëpia, ku te duan, është sektor që mund të krijojë rritje ekonomike në Shqipëri.
Kompanitë shqiptare kanë filluar të kuptojnë se duhet të digjitalizohen se nuk kanë më stafe, andej duke mos pasur stafe, është imediat digjitalizimi. Ky sektor ka perspektivë në vend.



