Eurostat: Shkalla e punësimit për gratë, Shqipëria 50.7 %

Eurostat: Shkalla e punësimit për gratë, Shqipëria 50.7 %

Shqipëria ka një shkallë punësimi për gratë mbi 50 %, duke shënuar njërin nga dy vendet e zgjerimit me shkallë punësimi mbi këtë normë.

Sipas raportit të Eurostat, Zyra e Statistikave të Bashkimit Europian, shkalla e punësimit për gratë në 2015-ën ishte e ulët në të gjithë vendet e zgjerimit.

“Vetëm dy nga vendet e zgjerimit, kishin një shkallë punësimi mbi 50 % për gratë në vitin 2015”, thuhet në raportin e publikuar nga Eurostat.

Normat më të larta të punësimit për gratë e moshës 20-64 vjeç janë regjistruar në Mal të Zi (51.5%) dhe Shqipëri (50.7%), ndërkohë që norma mes 40% dhe 50% janë regjistruar në Serbi dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Shkalla e punësimit për gratë në Turqi dhe në Bosnjë e Hercegovinë ishin nën një të tretën e fuqisë punëtore (32.6% dhe 32.4%), ndërsa norma më e ulët është regjistruar në Kosovë (13.2%).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy