Njohja e certifikatave fitosanitare, Pilku: Nuk ka indikacion që sjell rritjen e eksporteve

Njohja e certifikatave fitosanitare, Pilku: Nuk ka indikacion që sjell rritjen e eksporteve

Ilir Pilku, ekspert bujqësie deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se njësimi i certifikatave fitosanitare me vendet e Ballkanit dhe kryesisht Serbinë nuk tregon asnjë indikacion që do të rriten eksportet e Shqipërisë.

Duke vijuar shpjegimin  tij, Pilku tha se përfitohet një lloj lehtësie midis vendeve, por nuk ka asnjë të re, pasi një certifikatë të tillë Shqipëria e ka pasur prej 20 apo 30 vitesh dhe që vetëm përpara 4-5 vitesh është bërë një azhornim i saj.

Në realitet certifikatat fitosanitare janë të aprovuara dhe të njohura nga BE, për të gjitha vendet ku eksportojmë në Europë dhe azhornimi më i mirë i tyre është bërë para 4 vitesh kur kemi pasur një problematike. Kjo që është bërë para një viti me vendet e Ballkanit dhe Serbinë është një marrëveshje unifikuese. Vlera e shtuar nuk i mungon asaj që kemi pasur. Dhe ajo që kemi pasur ka qenë konform rregullave. Kërkesa dhe detyrimin që Shqipëria ka apo çdo vend tjetër është të paraqesë në çdo pikë doganore certifikatën që ne e kemi prej 20 vitesh. Para 5 vitesh u rimodelua, u vendosënmë shumë rregulla dhe notifikime, në formën e dizajnit. Kjo që është realizuar me Ballkanin. Mendoj që kanë qenë marrëveshje 2-3 palëshe për të siguruar çfarë kërkohet më shumë të kemi në një certifikatë. Dhe ajo që kemi pasur para 3-4 vjetësh ka qenë e certifikuar nga BE dhe s’kemi pasur probleme. Me Serbinë janë marrë mendime se çfarë mund të kemi më shumë . Nuk është gjë e re sesa një lloj marrëveshje në kuadër të një marrëveshje bashkëpunimi me vendet e Ballkanit të Hapur.

Nuk mendoj se ka indikacion që të rrisë eksportet tona, në mënyrë absolute s’do e mendoja. Mund të përfitohet një lloj lehtësie sa i përket burokracive në doganat ballkanike, por nuk sjell ndonjë të re.

Certifikata është kushti minimal që BE i vendos vendeve anëtare, kandidate ose jo. Tregjet private, sipërmarrjet private kanë standardet e tyre shumë të larta. Mund të kalosh një kufi me një certifikatë fitosanitare, por do të jesh në treg shumicë. Supermarketet do të kërkojnë standarde shumë të larta që fillojnë me mbetjet që ka produkti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy