Sakollari: Integrimi në tregun europian, sfidë për bizneset. Lahi: Jemi të vonuar

Sakollari: Integrimi në tregun europian, sfidë për bizneset. Lahi: Jemi të vonuar

Një dokument i sapopublikuar nga qeveria ku biznesit të vogël dhe të mesëm i paraqiten masat që duhet të marrë për t’ju përshtatur tregut europian brenda periudhës 2026-2030, shihet me vështirësi për pedagogen e ekonomisë Valbona Sakollari dhe sipërmarrësin Rezart Lahi.

 

Sakollari tha për “MCN Economy” se dokumenti ka të bëjë me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe ka qëllim kryesor, krijimin e këtyre ndërmarrjeve dinamike dhe smart në Shqipëri, me qëllim përmbushjen e standardeve, duke shtuar se plotësimi i kritereve mbetet sfidë. 

 

Vetë ky dokument bazohet në tre strategji kryesore, ku njëra nga këto ka të bëjë me administratën publike, krijimin e një mjedisi të favorshëm që aktualisht mungon. 

 

Në krijimin e institucioneve që të ndikojnë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për të plotësuar standardet që tregu europian kërkon.

 Krijimi i një brezi të ri ndërmarrjesh brenda dy vitesh është shumë i vështirë. Jemi përballë një sfide të rëndësishme, për përgatitjen e administratës publike. 

 

Ndërsa Lahi shton se administrata shqiptare ka shumë ngërçe në shumë aspekte dhe se biznesi shqiptar është shumë i vonuar për tu bërë pjesë e tregut europian.

 

Bizneset shqiptare kanë nevojë për dixhitalizim dhe përmirësim, shumica e tyre janë me vetëpunësim, me një të punësuar. Janë direktiva për tu përshtatur me mënyrën se si zhvillohet biznesi në Bashkimin Europian. 

 

Duhet zhveshur nga burokracia dhe proceset e tepërta, për tu implementuar ky dokument. Po na kërkohet ndërtimi i disa proceseve të automatizuara, të cilat nëse nuk i bëjmë, nuk do jemi gati për atë treg. 

 

Biznesi shqiptar është shumë vonë në përgatitjen për tu bërë pjesë e tregut të Bashkimit Europian. Jemi të vonuar në procesin e dixhitalizimit. Kemi informalitet shumë të madh. Nga ana tjetër tregu e-Comerce është 85% informal. 

 

Është paradoks që tu kërkosh atyre që janë totalisht informal të arrijnë nivelin e Bashkimit Europian. 

 

Në radhë të parë duhet të regjistrohen. Rëndësi ka që bizneset të kenë standarde, produktet të kenë standarde dhe cilësia e produkteve të jetë me standarde.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy