Paqja fiskale/ Zepishta: Udhëzim i vonuar, pritshmëritë s’do jenë të duhurat. Muça: Përfiton biznesi i madh

Paqja fiskale/ Zepishta: Udhëzim i vonuar, pritshmëritë s’do jenë të duhurat. Muça: Përfiton biznesi i madh

Eksperti kontabël Igli Zepishta, dhe kreu i shoqatës së biznesit të vogël, Bujar Muço, e shohin të vonuar daljen e udhëzimit për paqen fiskale dhe taksat vendore, duke mos çuar në efektivitetin e duhur. 

 

Zepishta tha për emisionin “MCN Economy”, se sipas udhëzimit, detyrimet e papaguara deri më 31 dhjetor 2014 fshihen automatikisht, pa asnjë pagesë apo veprime nga debitorët, por se për këtë periudhë janë shumë pak detyrime.

 

Kanë ngelur shumë pak detyrime të papaguara deri në 31 dhjetor 2014, pjesa më e madhe janë detyrime të viteve 2020-2024, që përbëjnë dhe pjesën më të madhe të detyrimeve ndaj administratës lokale. 

 

Pikëpyetja më e madhe është a do i përgjigjet administrata lokale për pjesën e detyrimeve 2015-2019, ku 50% e detyrimit falet nëse paguan deri në 30 qershor dhe 25% falet nëse paguan deri në dhjetor. Janë një listë subjektesh që do të përjashtohen. 

 

Detyrimi ligjor është edhe për administratën vendore dhe administratën doganore. Që duhet të njoftojnë me postë nëpërmjet shkresave zyrtare. A do të mjaftojë kjo kohë, kjo është një pikëpyetje e madhe, me që dhe udhëzimi doli me vonesë. 

 

Do jetë e vështirë që të paguajnë detyrimin deri në qershor, duke qenë se komunikimi bëhet me shkresa zyrtare. Edhe ky ligj për shkak të vonesës së udhëzimit, nuk do i japë pritshmëritë e duhura.

 

Janë mbi 100 mijë subjekte që përfitojnë, por a ka mundësi të përpunohet një numër kaq i madh subjektesh në një kohë kaq të shkurtër. Është periudha e vitit 2015-2019 që është pagesa me kushte se pjesa tjetër është 2020-2025 dhe ka afate.

 

Edhe vonesa e këtij ligji e kishte një farë efekti. 

 

Kreu i shoqatës së biznesit të vogël, Bujar Muço, u shpreh se përfituesi kryesor është biznesi i madh, pasi ai i vogël, nuk i ka lënë detyrimet e papaguara, për shkak të presionit nga tatimorët.

 

Përfituesi kryesor i një paqeje fiskale është biznesi i madh, sepse në biznesin e vogël, nuk janë lënë pa likuiduar gjobat dhe detyrimet e biznesit të vogël, se nëse nuk likuidoheshin për 3-4 muaj, vinin tatimorët dhe të bllokonin aktivitetin. 

 

Mbi 80% e biznesit të vogël i kanë paguar këto penalitete, qofshin të drejta apo të padrejta. Biznesi i vogël dhe i mesëm i ka paguar këto detyrime dhe përfitues është biznesi i madh. 

 

Duke patur infrastrukturë më të konsoliduar dhe këshilltarët e tyre që i dinë këto hile, i kanë shtyrë në kohë likuidimet e gjobave. 

 

Kompanitë e mëdha dhe bizneset e mëdha, ose thënë ndryshe oligarkët, janë përfituesit kryesorë. Nuk është bërë një sqarim i detajuar se si duhet bërë aplikimi. Duhen sqarime më rigoroze nga ana e institucioneve, që edhe pse e vonuar kjo paqe fiskale të jetë efikase.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy