Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, Klik Ekspo Group, çeli dje siparin e edicionit të 31-të të tij, i cili do të jetë i hapur për publikun deri me datën 8 nëntor.
Elton Çekrezi, CEO i Elektra tha për mikrofonin e MCN Economy se Inteligjenca Artificiale është ngushtësisht e lidhur me energjinë elektrike. Sipas Çekrezit, në Shqipëri mund të ndërtohen dhe data center-a duke shfrytëzuar dhe potencialin që ka vendi.
IA është ngushtësisht e lidhur me energjinë elektrike. Janë gjëra që do të ecin paralelisht dhe për ata që kanë pyetjen a do duhet më tepër energji, përgjigjja është “Po”. Energjia do të jetë një nga burimet kryesore që do të kërkohet në të ardhme. Do të jetë më se e domosdoshme. IA që kërkon kaq shumë energji, në një vend si Shqipëria ku ne prodhojmë nga hidrot dhe duke e kombinuar me solarin, të arrijmë t’i menaxhojmë mund të ishte një potencial shumë i mirë për t’i dhënë një kosto energjie të data center-ave që mund të investohen në Shqipëri. Nëse do ndiqet iniciativat e duhura politikbërëse mendoj se kemi potencial shumë të mirë, qoftë gjeografikisht, qoftë nga klima. Jemi një nga të pëktë vende që e 100% green energjinë. Është e prekshme. Mund të bëhet. Në një votë kaq dinamike siç është energjia dhe AI duhen marrë vendime shumë të shpejta. Shpeshherë dhe me intuitë dhe riskun që mund të gabohet.
Fabio Bacchin, bashkëpunëtor me kompaninë Elektra tha se energjia e rinovueshme është tejet e rëndësishme, por duhen ekspertë të mirë të fushës.
Kam që nga 2007 që merrem me energjinë e rinovueshme. Kompania është ndër më të vjetrat dhe bashkëpunimit e kemi pasur gjithmonë me Euroelektrën.
Eksperienca është e rëndësishme. Jo gjithmonë ekonomikja është më e mira, se aty brenda mund të ketë të fshehta të tjera. Duhen ekspertë të mirë të fushës. Energjia e rinovueshme është tejet e rëndësishme.



