Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim në mbledhjen e fundit për këtë vit, i cili detyron çdo anije e cila do të ankorohet në ujrat shqiptare, që të paguajë tarifën ekologjike.
Vendimi i qeverisë është marrë me qëllim shmangien e ndotjes së ujrave shqiptare nisur edhe nga rastet e fundit kur një anije lëshoi mbetje të shumta të cilat ndotën ndjeshëm bregdetin e Durrësit.



