Afati për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme shtyhet deri në fund të 2021

Afati për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme shtyhet deri në fund të 2021

Qytetarët do të kenë afat deri në fund të këtij viti për të kryer rivlerësimin e pronës së tyre.

Afati për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme është shtyrë deri më 31 dhjetor të vitit 2021.

Vendimi për shtyrjen e afatit, sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë vjen si pasojë e situatës së krijuar në vend nga pandemia e COVID-19, e cila ka ndikuar në shumë procese të punës së administratës shtetërore, përfshirë edhe ato të Agjencisë së Kadastrës Shtetërore, e cila është përgjegjëse për marrjen e aplikimeve nga qytetarët që duan të rivlerësojnë pasurinë.

Rivlerësimi është një proces që përafron vlerën e pasurisë me çmimin aktual të tregut, bëhet vullnetarisht nga qytetarët brenda një afati të caktuar kohor, duke iu krijuar mundësinë që tatimi që i paguhet shtetit në rast të një shitjeje, të jetë shumë më i vogël.

Nga ky rivlerësim, efekti pozitiv në buxhetin e shtetit pritet të jetë 6 miliardë lekë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy