Parashikimet për një zhvlerësim të euros deri në pikën që do barazonte dollarin tashmë kanë rënë.
Dështimi i Bankës Qendrore Europiane edhe në raundin e dytë të lehtësimit sasior për të shkaktuar një zhvlerësim të monedhës së përbashkët ka bërë që bankat e mëdha të heqin dorë nga projeksionet e mëparshme.



