1.1 milionë makina në vend/ Xhillari: Trend në rritje për mjetet elektrike. Merkaj: Makinat nga Koreja dhe Kina me çmime konkurruese

1.1 milionë makina në vend/ Xhillari: Trend në rritje për mjetet elektrike. Merkaj: Makinat nga Koreja dhe Kina me çmime konkurruese

Aktualisht, numri total i mjeteve që qarkullojnë në rrugët shqiptare ka arritur në 1,100,000.

 

Të ftuarit në emisionin “MCN Economy”, Geraldo Merkaj (drejtor ekzekutiv i një kompanie koncesionare), Venera Xhillari (ekzekutive në një kompani sigurimesh) ndanë mendimet e tyre mbi ecurinë e tregut, ku dy-tre vitet e fundit është vënë re një "bum" mjetesh të regjistruara në territorin shqiptar.

 

Sipas Xhillarit, çmimet e larta të naftës dhe benzinës kanë vënë në "alert" qytetarët dhe bizneset, duke kaluar me shpejtësi drejt makinave elektrike dhe hibride me qëllim uljen e kostove.

 

 

Krahasuar me shifrat në rajonin e Ballkanit, Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të mjeteve të reja dhe të modernizuara elektrike që janë futur në qarkullim.

 

Pavarësisht se mjetet elektrike përbëjnë rreth 300 e ca për çdo 1,000 mjete të hyra së fundmi, në rang kombëtar ato zënë rreth 1.15% të totalit të mjeteve që qarkullojnë në vendin tonë.

 

Ekziston një trend i qartë rritjeje për mjetet elektrike që po importohen dhe tregtohen në Shqipëri, çka përfaqëson edhe të ardhmen.

 

 Zhvillimi teknologjik mbetet perspektiva kryesore e vendit, në përmbushje edhe të direktivave dhe politikave të Komitetit Europian. 

 

Shqiptarët po orientohen gjithnjë e më shumë drejt tendencave të reja të industrisë së automjeteve, duke synuar uljen e varësisë nga nafta dhe benzina.

 

 

Nga ana tjetër Merkaj, thotë se shqiptarët po braktisin makinat e vjetra dhe po orientohen drejt tregut kinez dhe koreano-jugor. 

 

Ky ndryshim vjen si pasojë e çmimeve mjaft konkurruese, kostove të ulëta të mirëmbajtjes dhe lehtësive në transport.

 

 

 

Kërkesa e lartë për makina vjen kryesisht nga bizneset që operojnë në vendin tonë. Numri i lartë mesatar i mjeteve për banorë ndikohet ndjeshëm edhe nga kompanitë e makinave me qira .

 

Fluksi i madh i turistëve që ka vizituar Shqipërinë vitet e fundit, ndërthurur me mungesën e transportit publik efikas, ka bërë që miliona vizitorë të përdorin makinat me qira si mjet kryesor lëvizjeje. 

 

Një pjesë e madhe e mjeteve të regjistruara për herë të parë u shërbejnë pikërisht këtyre kompanive.

 

 Megjithatë, këto makina qëndrojnë të parkuara për rreth 7 apo 8 muaj të vitit dhe qarkullimi i tyre më i madh bëhet gjatë sezonit të verës, kur arrihet edhe piku i turizmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy