SHBA, analistët parashikojnë bumin e monedhës elektronike pas 1 janarit

SHBA, analistët parashikojnë bumin e monedhës elektronike pas 1 janarit

Analistët e ekonomisë në SHBA thonë se vlera e Bitcoin do të rritet vrullshëm pas miratimit të një ligji nga Kongresi Amerikan në nisje të vitit tjetër. Sipas tyre, vlera e monedhës elektronike pas datës 1 janar pritet të arrijë në 10 mijë dollarë. Kjo falë një ligji që pritet të kalojë në Kongres, i cili hyn në fuqi menjëherë pas miratimit.

Shumë prej tyre e shohin këtë si një mundësi të artë “për të kthyer disa qindra dollarë në mijëra”.

Ata thonë se ligji i propozuar nga një komision bipartizan mund të hyjë në fuqi nga 1 janari. Optimizmi i tyre e ka origjinën te një ligj i ngjashëm që ka kaluar në Europë dhe e ka rritur vlerën e monedhës elektronike me 80% në vetëm pak javë. Një ligj i ngjashëm është miratuar në Japoni, çka e ka dyfishuar tregun e Bitcoin-it menjëherë. Sipas tyre, një ligj i tillë në një “titan” të ekonomisë si Amerika do ta eklipsojë rritjen e deritanishme të Bitcoin në vendet e vogla.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy