Gjallërohet huaja për ekonominë në gusht, bankat i rikthehen valutës

Gjallërohet huaja për ekonominë në gusht, bankat i rikthehen valutës

Kredia për ekonominë ka vijuar të shfaqë shenja gjallërimi për të dytin muaj radhazi në gusht, sipas statistikave të publikuara sot nga Banka e Shqipërisë, megjithëse stoku mbetet në nivelin e fillimit të vitit për shkak të rënies së huadhënies në muajt e parë.

Stoku i huasë për ekonominë arriti në 550 miliardë lekë, sipas shifrave zyrtare, duke u rritur me 4.3 miliardë lekë, ose 0.3%, në krahasim me muajin e mëparshëm. Ky zgjerim ka ardhur në pjesën më të madhe nga kredia për bizneset në valutë (+3.2 miliardë lekë).

Vetëm pak muaj më parë, guvernatori i Bankës së Shqipërisë paralajmëroi një plan të përbashkët masash me Ministrinë e Financave dhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare për të ulur nivelin e euroizimit në ekonomi, që paraqitet tepër i lartë. Por, teksa huaja në valutë kishte vite që ulej, gushti ka sjellë një rritje të papritur të kredisë në monedhë të huaj. Pesha e huasë në valutë u rrit në 51.1%, nga 50.8% që ishte në muajin e mëparshëm.

kredia valute

Megjithatë, duke lënë mënjanë gushtin, kredia në monedhë të huaj është tkurrur ndjeshëm, teksa pak vjet më parë ajo arrinte në rreth 70%.

Një tjetër segment që ka shënuar rritje është ai i huasë për individë, që është zgjeruar me gati 2 miliardë lekë, apo rreth 1.1%, ku efekti më të madh e ka dhënë monedha vendase. Individët po rezultojnë kredimarrës të mirë, teksa niveli i kredive me probleme të tyre ka zbritur poshtë 10% nga rreth 20% që është për bizneset. Si rrjedhojë bankat e kanë përqendruar vëmendjen tek individët, që në pjesën më të madhe marrin hua për blerje apartamenti.

Me bazë vjetore (gusht 2017/gusht 2016), zgjerimi i huasë për ekonominë është negativ, (-0.15%), që ka ardhur tërësisht si rrjedhojë e reduktimi të huasë në valutë. Këtu ka dhënë ndikim edhe fshirja e kredisë me probleme, ku valuta zë peshën më të madhe si dhe efekti i kursit të këmbimit.

kredi total 17

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy