
Tremujori i katërt i vitit 2018 është mbyllur me rritje të prodhimit neto të energjisë elektrike me 89,0 %. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë hidrocentralet publike me 68,4 %.
Viti 2018 është mbyllura me rritje të prodhimit të energjisë elektrike dyfish krahasuar me vitin 2017. Sipas INSTAT prodhimi neto vendas i energjisë elektrike arriti vlerën 8.552 Gëh nga 4.525 Gëh që ishte, duke u rritur me 89,0 %. Në këtë rritje të energjisë në dispozicion kontributin kryesorë e kanë dhënë hidrocentralet publike me 68,4 %.
Pavarësisht se Shqipëria ka më shumë se 140 kontrata koncesionare për këtë sektor ata kanë kontribuar me energji elektrike 31,6 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Konkretisht për vitin 2018, hidrocentralet publike prodhuan 5.851 Gëh energji elektrike nga 2.917 Gëh të prodhuar në vitin 2017, hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 2.701 Gëh.
Rritja e prodhimit në këtë sector ka ndikuar drejtpërsëdrejti në përgjysmim të importit të energjisë bruto deri në 1,9 herë. Dhe për pasojë ka dhënë efekt pozitiv në rritjen e eksporteve bruto të energjisë elektrike me rreth 5,5 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Performaca e mirë e këtij sektori lidhet edhe me kushtet atmosferike duke qene se tremujori I katërt i vitit të lënë pas, ka qenë i mbushur me reshje të vazhdueshme shiu. Sakaq humbjet në rrjet kanë rënë me 5,0 % dhe ndikim në këtë rënie ka patur ulja e humbjeve në shpërndarje e cila përbën 86,4 % të humbjeve gjithsej në rrjet.
Viti i shkuar ka patur rritjen edhe në përdorimin e energjisë, ku përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët në vitin 2018 u rrit me 5,0 %, ku më tepër është përdorur nga konsumatorët jo familjarë.



