
"Auto Star Albania" e ka nisur sezonin veror me plot supriza, për të gjitha të apasionuarit e markës së mirënjohur të automobilave “Mercedes-Benz A-Class", "C-Class" dhe "GLC”. Ofertat janë të larmishme, duke nisur me garancinë 5-vjeçare, për të gjitha modelet e reja të "Mercedes"-it, mundësi financimi deri në 90 % të vlerës së mjetit me normat më të mira në treg dhe plot dhurata të tjera, për të gjithë klientët e rinj, duke filluar nga data 15 qershor 2019 deri në fund të sezonit veror.
Ofertat nisin me:
"Mercedens Benz A-Class" i ri vjen me një kombinim perfekt i dizajnit modern me atë luksoz. "A-Class" është fjala e fundit e teknologjisë në industrinë e automobilëve dhe ofron një sërë lehtësirash dhe avantazhesh, si dhe më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe nivel të lartë sigurisë.
"C-Class" i ri, modeli më i shitur dhe më i pëlqyer i "Mercedes-Benz"-it, nga 15 qershori mund ta bëni tuajin për vetëm 40 000 Euro, ndërsa "Auto Star Albania" dhe "Kastrati Group" mendon për garancinë.
GLC, një nga SUV-ët më të pëlqyer, këtë verë ofrohet më çmime fantastike nga "Auto Star Albania". Modelet e reja të GLC-së janë të pajisura me teknologjinë më të fundit të sistemeve ndihmëse, ndërsa konsumi i karburantit është reduktuar me 19% krahasuar me modelet e mëparshme.
Përpos ofertave me garancitë 5-vjeçare, risi tjetër është dhe mundësia e shkëmbimit të automjetit të vetë klientit, pavarësisht markës së automjetit të klientit.
Në showroomin e "Auto Star Albania" do të gjeni të gjitha modelet më të fundit "Mercedes-Benz", të reja dhe të përdorura (të certifikuara), furgonë, kamionët dhe autobuzët "Mercedes-Benz" me çmime fantastike. Çdo gjë "Made in Germany", ku çdo produkt dhe çdo shërbim mban vulën "Mercedes-Benz" dhe që nga 2015 me vulën e cilësisë, të "Kastrati Group".



