Anëtari i Këshillit Bashkiak Vlorë, Gjergji Nika, thotë se nuk iu është marrë mendimi për paketën fiskale për vitin 2027.
Ai deklaroi për “MCN Live” se taksat bëhet bazuar në interesin e pak personave dhe jo bazuar në bazën e gjerë.
Në paketën e re fiskale ajo që ka ndryshuar për vitin 2027, është bizneset do të paguajnë 20% më shumë se vitet e tjera për hapësirën publike.
Jo vetëm me taksat lokale, por edhe me ato kombëtare, çdo gjë bëhet për interesa të 5 vetave dhe nuk merret baza e gjerë, për të pasur një vendimmarrje të pleqëruar dhe pozitive.
Nëse taksat janë të ulëta ne shmangim dhe pjesën e evazionit. Taksat e larta sjellin evazion dhe fshehje të të ardhura si për biznesin e vogël, dhe për atë të mesëm apo dhe të madhin.
