Rabeta: Kemi nënfinancim të sektorëve që kanë më shumë nevojë, bankat mbifinancim te ndërtimi

Rabeta: Kemi nënfinancim të sektorëve që kanë më shumë nevojë, bankat mbifinancim te ndërtimi

Gazetari Lorenc Rabeta, ngre shqetësimin për sektorët që po kreditojnë bankat në ekonominë shqiptare, duke cilësuar si të mbifinancuar ndërtimin dhe të nënfinancuar bujqësinë dhe sektorin e industrisë.

 

Ai deklaroi për emisionin “MCN Economy” se kemi nënfinancim tek ata sektorë që kanë më shumë nevojë dhe mbifinancim të sektorit të ndërtimit. 

 

Tregtia me shumicë dhe pakicë duhet financuar pasi kemi bum turistësh që kërkojnë produkte, por është e pakuptueshme pse kreditimi në bujqësi është aq i ulët, është vetëm 6 miliardë lekë. 

 

Qeveria duhet ta shohë si kambanë alarmi financimin e munguar në bujqësi, sepse po sjell rritje të importit. Kemi në rritje akomodimin dhe shërbimin, se jemi në një moment të zhvillimit të turizmit dhe shumë mirë që bankat e mbështesin atë sektor. 

 

Kemi dy tre vjet që prodhuesit industrialë thonë se zhvlerësimi i euros po na shkatërron dhe qeveria ose duhet të na ndihmojë me garanci sovrane, ose me subvencione për kursin e euros. 

 

Kemi nënfinancim tek ata sektorë që kanë më shumë nevojë dhe kemi një mbifinancim kohëve të fundit të sektorit të ndërtimit. 

 

Janë 77 milionë euro të dhëna në sektorin e ndërtimit vetëm në muajin gusht. Sektori bankar është ekspozuar me 1 miliard euro te sektori i ndërtimin.

 

Biznesi i vogël ka vuajtur shumë këto kohë çmimet e larta, të cilat është detyruar t’i shkarkojë te konsumatori.

Biznesi i vogël dhe i mesëm kërkon më shumë kredi për likuiditete, por biznesi i madh kërkon më pak por në vlerë të madhe për investime të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy