Balluku: Puna për HEC-in e Skavicës po avancon, një nga investimet më strategjike për energjinë

Balluku: Puna për HEC-in e Skavicës po avancon, një nga investimet më strategjike për energjinë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se puna për ndërtimin e HEC-it të Skavicës po avancon.

Balluku ndan fotografi me takimin e zhvilluar me e përfaqësues të kompanisë Bechtel, për të cilët thotë se prezantuan progres raportin mbi projektin më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare në sektorin energjetik.

Një punë serioze e voluminoze me detaje mbi aspektet teknike, financiare dhe impaktin mjedisor mbi të cilin do të përcaktohet edhe varianti më fizibël për ndërtimin e këtij HEC-i.

Skavica është një nga investimet më strategjike me përfitime të drejtpërdrejta në sektorin energjetik, por edhe për punësimin, turizmin dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit në tërësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy