Në Vithkuq po vijon faza e parë e ndërtimit të veprave mbështetëse për realizimin e projektit të gazsjellësit TAP. Punimet në këtë zonë i kanë inspektuar zëvendës Kryeministri, Niko Peleshi dhe Ministri i Energjetikës, Gjiknuri, të cilët kanë folur për zhvillimet ekonomike që sjell gazsjellësi në ekonominë e vendit tonë.



