
Komisioneri për të Drejtën e Informimit, Besnik Dervishaj, bën më dije se tashmë kanë nisur hetimet administrative në lidhje me sulmet kibernetike të muajve të fundit. Ndërkohë në Komisionin e Ligjeve ka kërkuar nga qeveria mbështetje për forcimin e sigurisë, që sipas përllogaritjeve kap një shifer prej 18 milionë lekësh.



