Aktori investitor strategjik, Tomorri: Çmenduri! Në gjuhën e zbutur, tarifë suksesi

Aktori investitor strategjik, Tomorri: Çmenduri! Në gjuhën e zbutur, tarifë suksesi

Gazetari Klodian Tomorri, komenton shpalljen e aktorit Gazment Paja si investitor strategjik në Dhërmi, ku do të investojë 13.8 milionë euro në një sipërfaqe prej 133 mijë m2, për ndërtimin e një resorti dhe kompleksi luksoz.

Tomorri tha për MCN Live “është çmenduri”, duke kujtuar se si u dha statusi i investitorit strategjik dhe për një anëtar të kabinetit.

Është e paimagjinueshme dhe për një vend të botës së tretë. I gjithë ligji për statusin e investimeve strategjike, është korruptiv! Është bërë për të tjetërsuar pronat më të lakmuara në bregdet dhe tek njerëzit afër pushtetit. Ajo që ndodh është skemë e thjeshtë. Individë që kanë akses në pushtet, hyjnë si ndërmjetës për të marrë leje ndërtimi apo privilegje shtetërore, që të përfitojnë statusin e investitorit strategjik. Rasti në fjalë është ndërmjetësimi, ose ajo që në gjuhën e zbutur quhet tarifa e suksesit, por që në të vërtetë është tarifa e sekserit. Marr lejen, dokumentacionin dhe për këtë qëllim ti që je investitori fut dhe aksioner në projekt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy