Në pritje të turistëve, Greqia ul TVSH-në

Në pritje të turistëve, Greqia ul TVSH-në

Greqia është përgatitur të presë turistët me shpresën se kjo gjë do të shërbejë për të nxitur ekonominë vendase të goditur nga kriza e koronavirusit.

Turizmi është sektori më fitimprurës dhe me peshën më thelbësore në ekonominë greke, ndaj prej disa javësh, autoritetet po përpiqen të hapin sa më shpejt vendin për turistët e huaj që zgjedhin të kalojnë pushimet në Greqi.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është i bindur se ashtu siç vendi fitoi betejën me pandeminë, do të fitojnë edhe luftën ekonomike.

Ndaj për të inkurajuar turizmin, Greqia do të ulë çmimet e udhëtimit dhe përkohësisht edhe TVSH-në te të gjitha llojet e transportit dhe pijeve.

Gjithashu një tjetër masë e ndërmarrë së fundi lidhet edhe me turistët që pritet të vizitojnë vendin, të cilët nuk do të kenë më nevojë për t’u karantinuar.

Kryeministri grek, Mitsotakis tha se sezoni turistik do të nisë me datë 15 qershor, datë në të cilën do të hapen hotelet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy