Britani e Madhe, borxhi kombëtar tejkalon GDP-në

Britani e Madhe, borxhi kombëtar tejkalon GDP-në

Për herë të parë që nga viti 1963, një periudhë 57-vjeçare që përfshin pesë recesione, borxhi kombëtar parashikohet të jetë më i madh se të ardhurat kombëtare.

E thënë ndryshe, Britania e Madhe do të ketë detyrime më shumë sesa prodhon e gjithë ekonomia këtë vit.

Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS) borxhi neto i sektorit publik do të arrijë në 1.95 trilionë këtë vit, ose 100.9% të produktit të brendshëm bruto.

Në maj, qeveria huazoi 55.2 miliardë dollarë, huazimi mujor më i lartë që nga regjistrimet e para në 1993 dhe nëntë herë më shumë sesa huaja 5.6 miliardë paund majin e kaluar.

ONS vlerëson se totali për dy muajt e fundit është 103.7 miliardë, 87 miliardë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Qeverisë i është dashur të marrë hua për të financuar shërbimet shëndetësore dhe programin e madh të mbështetjes ekonomike, të gjitha këto në një kohë kur faturat e taksave kanë rënë.

Skema e mbajtjes së vendeve të punës mbështeti rritjen e 8,7 milion punëtorëve në maj me një kosto prej 17.5 miliardë paund, me një shtesë të mëtejshme prej 7.6 miliardë paund të shpenzuar për mbështetjen e 2.5 milion të vetëpunësuarve.

Lajmi i mirë është se këto para kanë mbajtur në punë një numër të madh të njerëzve. E keqja është se këto shifra ende nuk kanë arritur kulmin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy