Një projekt i Autoritetit Rrugor Shqiptar me Bankën Botërore për mirëmbajtjen e rrugëve do të ketë në dispozicion një fond prej 130 milion dollarë.
Ky investim që do të shtrihet në periudhën kohore të 5 viteve pritet të rrisë sigurinë dhe standartet e disa akseve rrugore kombëtare.



