Ende pa hyrë në fuqi, ligji për mbylljen e basteve dhe lojërave të fatit ka dhënë efektet e para. Kreu i shoqatës së basteve Artan Shyti konfirmon në një bised telefonike për Tema Tv, se deri tani janë mbyllur rreth 2 mijë pika, ndërsa paralajmëron dëm të madh ekonomik.
Ligji për lojrat e fatit duket se i ka dhënë efektet për mbylljen e basteve sportive para se të hyjë në fuqi. Sipas Kryetarit të shoqatës së basteve sportive artan shyti në një bisedë telefonike me Tema TV u shpreh se deri tani janë mbyllur rreth 2000 pika bastesh. Sipas shytit ky fenomen kishte filluar para se të merrej vendimi për ligjin pasi vet kompanitë e kishin kuptuar që ishin shumë
“Janë mbyllur gati 2 mijë pika bastesh. Të gjitha kompanitë po mbyllin pika se nuk kanë pse të shpenzojnë kotë dhe kishin filluar që ti mbyllnin që nga koriku se e kishim kuptuar që ishin shumë po sna la njeri ti çonim...” deklaroi Artan Shyti kryetari i Shoqatës së Basteve.
Sipas Shytit dëmi i shkaktuar nga vendimi i beftë i mazhorancës i ka shkaktuar një dëm shum të madh kompanive. Ndërkohë dëmi financiar do të publikohet më vonë
“Llogaritjet i bën çdo kompani më vete çdo licenc më vete smund të themi ne por është shumë. Licencat kanë qenë 10-vjeçare janë konsumuar vetë 3 vjet kështu që 7 vjet plush shpenzimet që mund të shkoj puna për të kërkuar dëmet me çdi un po nuk jamë unë personi që merem me këtë punë po me çdi un do të kërkohen dëme shumë”, tha Shyti.
Ndërkohë i pyetur nga gazetarët, kryetari i komisionit të ekonomisë Erion Bracce deklaroi se nuk kishte asnjë informacion një gjë të tillë.



