Meksi: Në Shqipëri nuk ka programues, revolucionin e teknologjisë nuk e kemi praktikë

Meksi: Në Shqipëri nuk ka programues, revolucionin e teknologjisë nuk e kemi praktikë

Themeluesi i epay.al Endri Meksi në studion e MCN Economy deklaroi se tregut shqiptar i mungojnë koduesit dhe se kemi mungesë të fuqisë punëtore sa i përket IT.

Ai tha se potencialet së pari duhet të vinin nga arsimi por që këto 30 vite shkollat tona kanë shkuar gjithnjë e më keq duke mos e bërë punën ashtu sic duhet. Sipas tij, Shqipërisë i mungojnë produktet konkuruse në treg sepse revolucionin teknologjik nuk e kemi praktikë.

Situata është shumë e keqe nga këndvështrimi i realitetit. IT nuk ka asnjë interes në xhepin e biznesmenëve shqiptar që investojnë, ka ndërtimi, tenderat, bujqësia, por jo IT. Ne nuk kemi kapacitete në termat makro-ekonomik për të qenë kompetitiv në një treg të inteligjencës. Ajo që ne mungojmë sot është se një pjesë e produkteve informatike ka qenë produkt i një personi skillt i talentuar në tregun informatik. Potencialet së pari duhet të vinin nga arsimi, por shkolla jonë këto 30 vite ka ikur për lesh, armimi do prodhonte të rinj të cilët do kishin një formim të fortë në matematikë në shkenca konkretisht dhe këto produkte do investonin në to, por në themel shpikjen e bëjnë ekipet programuese. Ne nuk kemi bërë asgjë, nuk kemi asnjë produkt, kanë italianët, kroatët, bullgarët, francezët, serbët, kurse ne jemi dizazdër, sepse biznesmenët shqiptarë nuk besojnë tek informatika. Tregu i investimeve në Shqipëri është komplet i krijuar mbrapsht dhe ai5% është një nga simptomat e këtij tregu të keqformuar, ky është realiteti sot. 

Ndërsa lidhur me deklaratën e bërë më herët nga AKSHI se do të shkojë deri në 3 mijë euro paga për sektorin publik, Meksi tha se rroga e lartë nuk ndikon në aftësitë e koduesve dhe se AKSHI ka nevojë për persona që kapin shkeljet.

AKSHI prodhon diçka? Për çfarë duhet AKSHIt të paguajë shtrenjtë IT, për të mbuluar dizasterin e vitit të kaluar, pra nuk ndikon rroga e lartë në garantimin e sulmeve kibernetike në të ardhmen. AKSHI është struKturë qeveritare që bashkëpunon me privat, tenderon sisteme por nuk është sh.a, është agjenci shtetërore e drejtuar nga kryeministria. Kjo thjesht do bëjë një shfazim të frikshëm të tregut, sepse IT e mirë do shkojnë të AKSHI të rrinë në zyra të presin sulmet e radhës? Një programues kodon, por s’di që AKSHI ka kodues. AKSHI ka nevojë për persona që kanë të bëjnë me role audituese kryesisht për të mbikëqyrur saktë, ka nevojë për juristë të shkëlqyer për të kapur shkeljet e bëra në kontratë. Por rritja e menjëhershme e pagave nuk shoh që të zgjidhë diçka. Por problemi nuk është te IT, por te vendi sulmues është një vend që investon 7 mln dollarë në vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy