Monedha europiane është zhvlerësuar në raport me lekun në tregun e këmbimit në vend. Një euro në fund të vitit këmbehet me 135 lekë, niveli më i ulët ky që nga viti 2009 kur arriti vlerën 132.1 lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë ky dobësim i euros dhe forcim i lekut po vjen nga një oferta e lartë e monedhës euro në treg, së cilës i është përgjigjur një kërkesë e dobët për euro



