Dita Botërore e Bletëve/ Rama: Do të vazhdojë mbështetja për mbi 4 mijë e 300 bletarë

Dita Botërore e Bletëve/ Rama: Do të vazhdojë mbështetja për mbi 4 mijë e 300 bletarë

Në mbarë botën shënohet sot Dita e Bletëve.

Bletaria në Shqipëri ka një traditë të hershme, ku mjalti i prodhuar në vend shquhet për cilësi kurative dhe vlera të larta ushqyese, për shkak të natyrës dhe klimës që ka vendi ynë.

Kryeministri Edi Rama, sot në këtë ditë të shënuar, tha se qeveria shqiptare do të vazhdojë mbështetjen për bletërritësit.

“20 maj, Dita Botërore e Bletëve. Kush kujdeset për bletën, kujdeset për jetën! Mirënjohje e pafund për të gjithë bletërritësit në vend. Ne do të vazhdojmë nëpërmjet programeve tona të mbështetjes për 530 mijë koshere bletësh dhe 4,358 bletarë”, – tha Rama.

AZHBR publikoi ditët e fundit listën e fermerëve aplikantë të kualifikuar, që përfitojnë nga Skema Kombëtare, për masën 2 të mbështetjeje në Bletari. Sipas AZHBR-së këtë vit janë 613 fermerë të kualifikuar më shumë se vitin e kaluar.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2021 financon drejtpërdrejtë bletarët me 1 mijë lekë për zgjua për fermat që kanë jo më pak se 50 koshere.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy