Çmimet e produkteve ushqimore po pësojnë rritje të vazhdueshme gjatë muajit gusht, dhe për pasojë po ulet edhe numri i konsumatorëve. Pak ditë më parë, kjo rritje e çmimeve është paraqitur edhe nga të dhënat e INSTAT, teksa ka publikuar indeksin e e çmimeve të konsumit për muajin korrik ku rritjen më të madhe e ka pësuar nëngrupi ushqime dhe pije alkoolike.
Sipas statistikave në muajin korrik konsumatorët kanë paguar 4.2% më shumë se në vitin e kaluar për të njëjtat produktet ushqimore. Ndërsa çmimet në nëngrupin e zarzavateve është rritur me 19.6% krahasuar me korrikun e vitit 2017. Kjo situatë reflektohet drejtpërsëdrejti në xhepat e qytetarëve, të cilët thonë se nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për të përblluar çmimet e larta dhe në disa raste janë të pakënaqur me produktet që blejnë.
Një tjetër problem që haste në pikat e shitjes në Tiranë janë edhe mungesat e tabelave të çmimeve, gjë që bën më të vështirë informimin e blerësve. Por pse kjo rritje e çmimeve? Vetë tregtarët jashtë kamerave thonë se ka rënë fuqia blerëse pasi çmimet lajnë të larta, dhe këtë situatë e lidhin me mungesën e produkteve vendase.



