Juristi Romeo Kara, për rreth 650 milionë eurot të kanalizuara në ndërtimet e reja në Tiranë, bregdet dhe zonat rezidenciale, flet për betonizim të pasurive të paligjshme.
Nga studio e “MCN Economy”, ai deklaroi se paraja e krimit ka deformuar tregun dhe ka shtrenjtuar jetesën në mënyrë jonormale.
Kur një popullsi pakësohet shtohen ndërtimet. Tirana ka mbi 60 mijë apartamente bosh, është deformuar tregu, ndërkohë që çmimet rriten deri në çmenduri. Është e papranueshme aty ku para tre viteve metri katror ishte 1 mijë euro, tani është bërë 3 mijë.
Këtu kemi kulla luksoze. Ka Paraja e krimit deformuar tregun, ka shtrenjtuar jetesën në mënyrë jonormale. Kanë betonizuar një pasuri të paligjshme, e kanë lënë si stok. Përveçse ka ndikuar të rritja e kostove të jetesës, mendoj se ka trembur investitorin e mirë.
Ky vërshim ka bërë që të kriminalizohet gjithë pjesa ligjzbatuese, duke kaluar te Kadastra dhe deri te vendimmarrja e lartë, në parlament, pasi këto para janë futur dhe nëpër fushata. Paratë e krimit kanë trembur investitorët e ndershëm në Shqipëri.
Ky është një mllef që shkon pasi ku po i çojmë njerëzit. Këtu tani ka marrë fund dhe nuk ka burrë nëne që të thotë se kur shqiptarit do i dalë paga vetëm për të ngrënë. Akoma do jetojmë me remitanca?
Gjithë kjo që ka prodhuar kjo dhunë ekonomike nuk përballohet. Vetë i ndërtojnë, vetë i blejnë.
Këto para që e deformojnë tregun, nuk shkojnë te zhvillimi industrial, te inovacioni, shkojnë vetëm tek ndërtimi.
Pasi në të kundërt do të kishim një treg që iu përgjigjej nevojave të vendit.



