Rabeta: Fluks i shtuar i parave të dërguara nga emigrantët

Rabeta: Fluks i shtuar i parave të dërguara nga emigrantët

Gazetari Lorenc Rabeta thotë se ne jemi vend me të ardhura mesatare por kemi ende një shtresë 20% që jeton nën nivelin e varfërisë dhe se kemi një fluks të shtuar të parave të dërguara nga emigrantët.

Për “MCN Economy” ai nënvizoi tendencën e vazhdimit të emigracionit dhe për këtë citoi se në vitin 2024 kemi pasur rreth 50 mijë kërkesa për azil në vendet e Bashkimit Europian.

Rabeta shton se kontradikta për Shqipërinë është se po emigrojnë shqiptarët, por edhe po vijnë emigrantët nga vendet e treta.

Shoh lëvizjen demografike, kemi shtete të pasura që kanë gjithmonë nevojë të shtuar për krah të freskët pune, për popullsi të re, se kanë ulur nivelin e lindjeve dhe Shqipëria, edhe pse ka ulur nivelin e lindshmërisë, kemi sërish disa rezerva që rrezikojmë t’i çojmë sërish drejt vendeve të pasura.

Shqiptarët i shpenzojnë remitancat për shpenzimet bazë dhe zëri i dytë ishte për shpenzimet mjekësore.

Vijojnë të vijnë para nga jashtë në formën e remitancave dhe këto flukse edhe mund të rriten duke parë edhe potencialin e emigrantëve.

Në Shqipëri unë shoh që nëse këta emigrantë shqiptarë që aktualisht po rrisin standardet e jetesës të rrisin edhe flukset e parave për të përmirësuar standardet e jetesës.

Por shoh prirje të flukseve të parave të emigrantëve të shtuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy