
Energjia elektrike, industria dhe bujqësia janë tre sektorët kryesorë që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen ekonomike, kështu thuhet në raportin e fundit të INSTAT. Për 9 mujorin e 2018 ekonomia është rritur me 4.35%, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto me 1,09 %.
Ekonomia shqiptare është rritur me 4.35% krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2017, sipas raportit të fundit të INSTAT. Sipas të dhënave kontributin më të madh e ka dhënë tregtia, industria përpunuese e sektori energjitik, si edhe grupi i aktiviteteve hotele restorante dhe transporti.
Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 1,09 %. Ndërkohë një nga sektorët me kontributin më të madhe ka dhënë energjia elektrike , e cila ka ndikuar në rritjen reale të PBB-së me 1,32 pikë përqindje.
Negativisht për këtë periudhë ka kontribuar aktiviteti i Informacionit dhe Komunikacionit me -0,18%.Përveç energjisë elektrike, sipas INSTAT degët me ndikimin më të madh pozitiv Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 1,48 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rritje me 15,40 %.
Sa ju takonshpenzimeve krahasuar me tremujorin e kaluar peshën më të madhe e ka patur Konsumi final i popullatës pësoi një rritje me 1,26 %, Konsumi final i qeverisë u ul me 0,09%. Për këtë perudhë eksportet u rritën me 0,91% ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0,04 %.



