Zhvlerësimi rekord/ Soko: Paqja fiskale do e dobësojë më tej euron, flukse të paqarta

Zhvlerësimi rekord/ Soko: Paqja fiskale do e dobësojë më tej euron, flukse të paqarta

Eksperti i ekonomisë Pano Soko për rekordin e ri të euros gjatë ditës së sotme duke zbritur në 96.5 lekë, e sheh si diçka të pritshme dhe shton se paqja fiskale do të sjellë dobësim të mëtejshëm të kësaj monedhe.

 

Nga studio e “MCN Economy” ai tha se zhvlerësimi vjen për shkak të flukseve të paqarta të monedhës që vjen nga jashtë.

 

Ky kurs është i pritshëm, mendoj se euro do vazhdojë të bjerë akoma. Ligji për paqen fiskale do të sjellë dobësim të mëtejshëm të euros. Zhvlerësimi vjen për shkak të flukseve të paqarta të monedhës që vjen nga jashtë. Në disa kalkulime indirekte, se është para e zezë dhe nuk e sheh, euro shkonte diku te 12 miliardë euro, në bazë të atyre që kishte publikuar Banka e Shqipërisë. 

 

Rreth 3 miliardë euro mbeteshin zbuluar, që nuk kuptohej destinacioni se nga vinin dhe ku do përdoreshin. Na dilnin të këmbyera 3 miliardë tepër. Ne kemi tre vjet që kemi rënie dyshifrore të eksporteve, askush nuk është shqetësuar. Presioni duhet të vijë se kush është burimi i kësaj euro të fortë, është drejtoria e Doganave, Drejtoria e Pastrimit të Parave, Policia, Prokuroria. 

 

Kush e lejon euron të hyjë në Shqipëri? Çfarë e forcon lekun sot? Ne kemi rritur prodhimin aq shumë? Jo! Prodhimi shqiptar është ulur, por ka ndodhur edhe ajo që ka kaq shumë euro në qarkullim, sa që njerëzit përpiqen të zgjedhin më të lirën se ka kaq shumë ofertë. 

 

Ti ke 500 euro, unë 500 euro dhe duhet t’i shesim të dy. Kjo e ul kursin e këmbimit, se ka shumë euro dhe ti ke mundësi të gjesh euron. Nuk është se eksportet tona kanë shkuar në 10 miliardë. Kjo mbiofertë e euros vjen ose nga Rinasi, nga Durrësi, ose nga Kakavija dhe Kapshtica. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy