Dëmet e shkaktuara nga tërmeti, rishikohet buxheti 2019 dhe 2020

Dëmet e shkaktuara nga tërmeti, rishikohet buxheti 2019 dhe 2020

Tërmeti i së martës së kaluar do të ndikojë në buxhetin e shtetit.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, deklaroi sot në Komisionin e Ekonomisë se do të ketë shkurtime të shpenzimeve si dhe do të shikohet mundësia për të pezulluar disa projekte të parashikuara për 2020.

Ministria e Financave do të rishikojë buxhetin e vitit që po mbyllim dhe atë të vitit 2020, me qëllim kalimin e fondeve në paketën e rindërtimit.

Ka nisur puna për rishikimin e të dy buxheteve edhe të 2019 edhe të vitit 2020. Do të ketë shkurtime të shpenzimeve si në ato operativ si në ato korrente. Po ashtu po shikohet mundësia për të pezulluar disa nga projektet e parashikuara për 2020, duke i shtyrë me 1 vit dhe fondet e parashikuara do t’i kalojmë për rindërtimin e banesave”, deklaroi Denaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy