Soko: Rënia dyshifrore e eksporteve, duhet ta kishte zhvlerësuar lekun

Soko: Rënia dyshifrore e eksporteve, duhet ta kishte zhvlerësuar lekun

Eksperti i ekonomisë Pano Soko thotë se tërheqjet e euros nga bankat e Shqipërisë, nuk do të stabilizojnë kursin e euros.

 

Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se për sa kohë kemi rënie dyshifrore të eksporteve, leku duhet të ishte zhvlerësuar.

 

Sipas tij, nuk ka asnjë faktor që të shpjegojë rënien e euros në 97 lekë. 

 

Kur fillojmë flasim për shkaqet e rënies së kursit të këmbimit, fillojmë bëjmë gjoja. Të gjithë në një moment të caktuar bien në qerthullin e disa argumenteve që nuk qëndrojnë. Pse është forcuar leku? Është rritur ekonomia thonë. 

 

Ndërkohë që ne kemi një ndër furnitorët kryesorë të masës muskulore, të monedhës, është eksporti. Ne eksportet na janë dobësuar nga viti në vit. Nëse do i rrimë strikt vlerësimit matematikor të zhvlerësimit të monedhës për shkak të faktorëve të ekonomisë, ne duhet të na ishte zhvlerësuar monedha, se na kanë rënë eksportet. 

 

Ne kemi rënie dyshifrore të eksporteve të paktën për katër vitet e fundit. Çka do të thotë se nëse ne do i bazohemi logjikës së fondamenteve ekonomike, do të shihnim lekun në zhvlerësim krahasuar me euron. Nuk di të them sa do ishte, por nuk do ishte duke u zhvlerësuar akoma. Biem dakord që ka ardhur nga ekonomia e bardhë, por kur i futesh analizës, del se janë shifra totalisht fiktive. 

 

Zgjidhja qëndron mbi themelet e një skenari që nuk është i vërtetë dhe prandaj nuk funksionojnë këto zgjedhje. E vetmja masë që kemi marrë, është vendosja e një kapeleje financiare që mbulon 1 miliardë euro blerje nga Banka e Shqipërisë, me idenë se bëri shteti shqiptar çfarë mundi për ta mbajtur monedhën të frenuar. 

 

Është kot se ne e dimë që kjo nuk do funksionojë. Se ato para janë të hedhura dëm dhe ato blerje që bën Banka e Shqipërisë është kotë, se nuk ka funksionuar as në 2023, 2024, 2025. Këto flukse monetare nga na vijnë ne? Banka e Shqipërisë nuk e pranon dhe duhet ta evidentojë dhe të thotë se ne na vjen nga këtu. 

 

Banka e Shqipërisë ka përgjegjësi vetëm për mos ngritjen e alarmit dhe mos pranimin e së vërtetës. Përgjegjëse është Drejtoria e Pastrimit të Parave, Drejtoria e Doganave, Policia e Shtetit, Drjetoria e Tatimeve, ILDKPKI, Prokuroria. Në rastet e transaksioneve mund të futet dhe Banka e Shqipërisë. Por pjesa më e madhe na vjen në rrugë informale që ne nuk e dimë fare se si ka hyrë monedha, vetëm kur e shohim se transferohet në treg. Pikë së pari duhet të pranohen shkaqet e forcimit të lekut. 

 

Pjesa më e madhe ka hyrë kesh, një pjesë e vogël ka hyrë dhe me transferta bankare. Futen çdo vit 3 miliardë euro jashtë fondamentit të ekonomisë. Duhet parë ku na ka çeduar, ka çeduar që te dogana, që në pikën e kufirit. Kush është përgjegjës për të kontrolluar fluksin në ekonomi? Drejtoria e Pastrimit të Parave, Drejtoria e Tatimeve. 

 

Problemi është se ne edhe shqetësimin se po na forcohet leku, e kemi gjoja. Vetëm sa për t’i thënë pjesëve të ekonomisë që janë prekur, që po bëjmë ç’është e mundur, ja blemë 1 miliard euro. Nuk ka asnjë faktor që të shpjegojë rënien e euros në 97 lekë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy