Indekset e çmimit të shitjes dhe të qirasë së banesave kanë shënuar zhvillime me kahe të ndryshme në tremujorin e parë të vitit 2017.
Kështu, sipas raportit tremujor të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, indeksi i qirasë vijoi prirjen rritëse për të tretin tremujor.
Ai u rrit me 6.3% në terma realë vjetorë.
Indeksi i çmimit të banesave, pas rritjes me 4% në tremujorin e fundit të vitit 2016, u kthye në normë rënëse në tremujorin e parë të vitit 2017.
Ky indeks ra me 5.9% në terma realë.
Dinamika e ndryshme e dy indekseve rezultoi në ulje të raportit çmim/qira në tremujorin e parë të vitit 2017.



