“Bankers”, Soko: Është gënjyer gjatë ekzekutimit të kontratës, janë fryrë shpenzimet. Kontraktorët më të mëdhenj, njerëzit afër qeverisë

“Bankers”, Soko: Është gënjyer gjatë ekzekutimit të kontratës, janë fryrë shpenzimet. Kontraktorët më të mëdhenj, njerëzit afër qeverisë

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Economy se është gënjyer gjatë ekzekutimit të kontratës me Bankers dhe mënyra si manipulohet ka qenë përmes fryrjes së shpenzimeve.

Problemi ka qenë tatimfitimi. Tatimfitimi është arsyeja kryesore pse një popull gëzohet që ka naftë. Ndryshe nga një biznes normal ku ti gëzon pas një pune 20% të fitimit që mbetet, tek nafta është 50%. Problemi i parë lindi kur u lidh kontratat, që ia miratuam 100% të kostove, i thamë mbuloji të gjitha shpenzimet.

Në asnjë vend në botë nuk të lejon ty të mbulosh 100% të shpenzimeve. 

Problemi është se është gënjyer gjatë ekzekutimit të kontratës dhe forma si manipulohet është nëpërmjet fryrjes së shpenzimeve. Institucione ne kemi shumë. Në Shqipëri nuk lejohet korrupsioni në asnjë fushë, por ne e kemi të shtrirë kudo. Mund të kemi 20 institucione. Nuk ka pasur vullnet për të luftuar korrupsionin as në këtë sektor. Ky sektori ka pasur shumë të ardhura. Në një vit të mirë ku çmimi ka variuar 80-90 dollarë për fuçi, Bankers realizone500 milionë euro të ardhura në vit, hiq taksat dhe pagat, pjesa tjetër janë tendera. 400 milionë euro tendera në vit nuk i bën ministria më mirë. Kemi pasur këtë peshë ekonomike. Është ushtruar presion i fortë tek aktorët që kanë marrë pjesë, me korrupsion natyrisht. Si fshihet ky korrupsion? Duke rritur shpenzimet. 

Soko tha se kontraktorët më të mëdhenj të Bankers janë njerëzit afër qeverisë. 

Kontraktorët më të mëdhenj të Bankers janë njerëzit që janë më afër qeverisë sot. Janë biznese që i quajmë oligarkë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy