Qeveria nuk ka qenë e qartë për reformat e ndërrmarra në ekonomi dhe shpesh, e gjendur para presionit të qytetarëve, është detyruar të tërhiqet nga aksionet e saj. Kjo paqëndrueshmëri në fushën fiskale, sipas Sherif Bundos është rrjedhojë e një qeverisje jo korrekte.
Në Zululand me gazetarin Mustafa Nano, Bundo deklaroi se kjo qeveri nuk ka profesionistë në fushën e financave dhe të ekonomisë. Ai tha se një gabim i vogël i një pushteti gjigand mund të ketë pasoja të rënda.
Duke diskutuar mbi shanset e ringritjes ekonomike të Shqipërisë apo hapjen e vendeve të punës, Bundo tha se mungon një profil i qartë ekonomik. “Ekonomia ka nevojë për lokomotivë, të cilën dikur e luante ndërtimi. Shqipëria ka potenciale të tjera si turizmi apo bujqësia, por për vite me radhë këto sektorë janë lënë në mëshirë të fatit”, tha më tej Bundo.



