Reforma e pensioneve, debate në komisionin e Ekonomisë

Reforma e pensioneve, debate në komisionin e Ekonomisë

 Buxheti i vitit 2017 është konsideruar nga qeveria si buxheti i realizimit të reformave dhe rritjes së pagave dhe pensioneve.

Gjatë disktimit në komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave të shpenzimeve të parashikuara në vitin 2017 nga qeveria, ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se ky është buxheti i realizimit të reformave dhe rritjes së pagave dhe pensioneve, ndërsa siguroi se në gjysmën e parë të vitit do të konsumohet vetëm 55% e defiçitit, edhe pse vit elektoral.

Por reforma e pensioneve, edhe pse e mbështetur nga Banka Botërore, ka qenë një ndër më të kritikuarat nga opozita. Deputeti i PD, Florjon Mima, e cilësoi një dështim këtë reformë që në thelb të saj, duke u fokusuar te përfitimi i personave që nuk kanë kontribuar në skemën e sigurimeve shoqërore.

Kjo është kundërshtuar nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, sipas të cilit, filozofia e majtë ka një “fytyrë” sociale dhe për këtë kanë patur mbështetjen e qytetarëve. Sipas Ahmetaj, aktualisht në këtë skemë janë futur dhe përfitojnë rreth 4 mijë persona të cilët më shumë arsye nuk janë përfshirë më parë në skemë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy