Basha takim me qytetarët në Laç: Rama po e shtyn ekonominë në greminë (VIDEO)

Basha takim me qytetarët në Laç: Rama po e shtyn ekonominë në greminë (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Laç, ku ka biseduar për problemet me të cilat përballlen qytetarët.

Në këtë takim, kryedemokrati nuk i rezervoi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se po e çon vendin drejt një gremine ekonomike.

Ai iu siguroi se nëse dalin për të kërkuar të drejtat e tyre, do ta kenë gjithnjë në krah PD-në. Ndërkohë, foli edhe planin ekomonik të propozuar nga demokratët për daljen nga kriza e shkaktuar nga pandemia.

 “Ky po e shtyn ekonominë në greminë. Paratë e shtetit i ka futur në xhepat e vet dhe të oligarkëve. Pas 25 prillit kemi zgjidhje të tjera, deri më 25 prill çelësat i ka ky. Ne kemi vetëm fjalën, por dhe ju duhet të ngrini zërin dhe të jeni të sigurt që dhe PD dhe opozitën do e keni në krahë. Është kriminale që ju vuani për bukën e gojës. Sot kemi fjalën, zërin për ta ngritur se nesër do kemi shumë gjëra.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy