Në Shqipëri nuk mungojnë femrat sipërmarrëse. Të vetme apo me ndihmë, ato mbajnë në këmbë subjekte të ndryshme dhe qarkullojnë miliona.
Anisa Skëndaj – Sipërmarrësja më e madhe në vend, sipas qarkullimit vjetor, është për të tretin vit radhazi Anisa Skëndaj. Kompania Info Telecom, ku ajo ka 60% të aksioneve, ka aktivitet si ndërmjetësuese në fushën e telekomunikacionit.
Vilma Nushi – Kompania Marketing & Distribution (M&D), ku ajo ka 100% të aksioneve, është krijuar në vitin 1997 dhe është një prej distributorëve më të mëdhenj në vend.
Femrat e familjes Hoxha – Prej vitesh, femrat e familjes Hoxha (Vjollca, Lorela, Sara, Redia) po menaxhojnë bizneset në fushën e televizionit, radios dhe përpunimit të kafesë. DIGITALB, platforma më e madhe televizive, ku ato kanë rreth 41% të aksioneve, është biznesi më i madh i familjes. Në Top Channel, Valtelina (përpunim i kafesë) dhe VGA (botim e prodhim reklamash), pronësia është 100% e familjes.
Merita Sheqi – Merita Sheqi është sipërmarrëse e kompanisë farmaceutike Rejsi Farma. Në vitin 2014, ajo ka krijuar dhe sipërmarrjen R&S FARMA.
Donike Gega – Donike Gega zotëron 100% të aksioneve të GEGA CENTER GKG, kompani e cila është krijuar në vitin 2006 dhe si aktivitet ka “Tregtimin me pakicë të karburanteve e lubrifikanteve, pikë gazi e transport i tij”. Ajo është bërë aksionere e kompanisë që prej fillimit të vitit 2012.



