Soko: Politikat e çmimit të naftës, për të favorizuar “Kastratin”

Soko: Politikat e çmimit të naftës, për të favorizuar “Kastratin”

Eksperti i ekonomisë Pano Soko shpreh dyshime mbi mënyrën se si qeveria planifikon të zbatojë marzhin e fitimit prej 3 lekësh në çmimin e naftës. 

 

Në një intervistë për emisionin “MCN Economy”, ai theksoi se mekanizmi aktual i çmimeve duket se favorizon kompaninë “Kastrati”, importuesi kryesor në vend.

 

Sipas Sokos, praktika e ndjekur lejon që nafta të depozitohet në magazina doganore dhe të zhdoganohet vetëm kur shpërndahet nga autobotet. 

 

Kjo, sipas tij, bën që vlera e zhdoganimit të llogaritet me çmimin e ditës, duke krijuar paqartësi dhe hapësira për abuzim. Ai shtoi se ky sistem ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si reflektohen ndryshimet e çmimeve në bursë, duke favorizuar rritjet dhe jo uljet.

 

Ndër të tjera, Soko argumenton se mungon transparenca në përllogaritjen e marzhit të fitimit, duke ngritur pyetjen se mbi çfarë baze vendosen 3 lekët: mbi çmimin aktual të bursës apo mbi koston reale të blerjes së produktit. 

 

Ai thekson se nëse llogaritja bëhet mbi çmimet aktuale, fitimi real mund të jetë shumë më i lartë.

 

Truku nuk është sa është marzhi legal i fitimit te shumica, truku që e shesim me bursën e ditës, një mall që e kemi blerë dy herë në lirë. Qeveria të na sqarojë, 3 lekë mbi çfarë? Mbi bursën e ditës? 3 lekë duhet llogaritur mbi koston dhe kostoja llogaritet si çmimi i blerjes së produktit. 3 lekë mbi çmimin e dhjetorit apo janarit, ku nafta është blerë me 60 cent litri, plus 110 taksa, 170 jam dakord. 

 

Qeveria duhet të na përcaktojë se nëse është me çmimin e janarit, vlera e naftës, plus çmimin e janarit. Nëse bëhet me çmimet e sotme, fitimi real është 43 lekë. Taksat e qarkullimit janë disa taksa shtojca, shtesa që i vishen një produkti të caktuar, në këtë rast i vishen naftës. Kemi taksën e regjistrimit e cila është dizenjuar e tillë që të përfshijë shpenzimet që bën shteti. 

 

Nuk ka sens që taksa e qarkullimit të shkarkohet te çmimi i naftës. Ligji përcakton te mbajtja e rezervës një muaj, ndërsa për raste të jashtëzakonshme kompanitë duhet të mbajnë rezervë 100 ditë. Rezerva lejohet të hyjë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të qëndrojë e pazhdoganuar, kjo u bë që të lehtësonte “Kastratin” që është importuesi i vetëm që kemi ne, nga barra për ta paguar doganën me një dorë, sa herë që vjen anija.

 

Që të lehtësohet “Kastrati” thonë lëre në magazinë doganore dhe sa herë vijnë botet e karburanteve të ndryshme dhe furnizohen e zhdoganojnë ata. Janë anije 100 mijë tonëshe që vijnë në Shqipëri. Duke qenë se zhdoganimi do bëhet në momentin që boti vjen e merr naftën, vlera referente e zhdoganimin, do jetë me placën e ditës. Kjo për efekt të llogaritjes së taksave. 

 

Del ministrja dhe thotë placa e ditës, për transaksionin është kostoja e blerjes, plus një fitim, shitja. Janë bërë të gjithë gardh për të mbrojtur “Kastratin”. Placa në vetvete është referuese, është mesatarizimi i transaksioneve në Europë që kuotohen çdo 21 minuta. Nuk është detyrues. Nafta ndjek një rregull: çfarë hyn e para, del e para nga magazina. 

 

Ky vjen dhe çmimi u rrit dje dhe sot ky më shet mallin që ka blerë para katër muajsh. Kur ulet çmimi në Bursë, iu thua që pse nuk reflekton çmimin e doganës, këta thonë që s’më detyron dot dogana mua. Kur rritet çmimi je i detyruar nga dogana, kur ulet çmimi, nuk je i detyruar ti. 

 

Ka filluar prej një qoke që i ka bërë qeveria një prej oligarkëve më të fuqishëm dhe sot e paguajmë ne të gjithë. Të ketë të paktën ndershmëri në tregtimin e naftës. Qeveria nuk duhet të lejojë që barra e plotë të krizës të shkarkohet 100% te konsumatori fundor. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy