Joni Myshketa, anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Economy se 7 vite pas tërmetit, 30-40% e banorëve vijojnë të jetë pastrehë, ose nuk dinë se ku do të strehohen.
Myshketa tha se ka një dëm miliona eurosh kundrejt qytetarëve dhe shtetit.
7 vite pas tërmetit, 30-40% e banorëve nuk janë strehuar, nuk dinë ku do strehohen nuk kanë përgjigje se pse merren vendime njëra pas tjetrës.
Bonusi i qirasë nuk jepet më prej 3 vitesh, është ndërprerë. Ishte detyrim ligjor i shtetit për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.
Kemi dëm financiar miliona eurosh kundrejt qytetarëve dhe shtetit.
Shumë para që janë destinuar për rindërtimin janë përdorur për investime të tjera. Një prej tyre është hidrovori në Durrës.



